VMRO-DPMNE zgjodhi Komitet të ri Ekzekutiv: Tetë funksionarë të lartë u larguan

VMRO-DPMNE mbrëmë zgjodhi 19-të anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv (KE) të partisë ku mes tyre nuk janë më funksionarët e lartë të deritanishëm, nga të cilët shumica përmenden në “bombat”, që i publikoi LSDM-ja, njofton Portalb.mk.

Në Komitetin e ri Ekzekutiv të VMRO-së më nuk janë Vlladimir Peshevski, Emil Dimitriev, Zoran Stavrevski, Gordana Jankullovskaa, Mile Janakieski, Martin Protogjer, Sasho Mijallkov të cilët para mbledhjes paralajmëruan se do të tërhiqen nga funksionet partiake derisa kundër tyre rrjedhin procese gjyqësore të cilat i ka ngritur Prokuroria Speciale Publike.

Nga anëtarët e mëparshëm mbesin: Ilija Dimovski, Koce Trajanovski, Nikolla Poposki, Nikolla Todorov, Daniela Rangellova.

Në mbledhjen e mbrëmshme që zgjati pothuajse deri në mesnatë u zgjodhën 19-të anëtarë të rinj. Deputeti Antonio Milloshovski deklaroi se drejtoi i ELEM, Hristijan Mickovski është sekretari i ri i përgjithshëm i partisë. Ai vjen në vend të ish kryeministrit teknik Emil Dimitriev.

Në përbërje të re të KE kanë hyrë Nikolla Sërbov nga “Stop operacioni i Soros”, aktivisti Bogdan Ilievski nga “Për Maqedoni të Përbashkët”, ish zëdhënësi i Qeverisë, Aleksander Georgievski, si dhe deputetët Ane Llashkovska dhe Zeqir Ramçillovski dhe ish ministri i investimeve të jashtme, Xheri Naumov.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button