Kabineti i Ivanovit kërkon falje për ftesën e dërguar gabim

Kabineti i kryetarit Gorgje Ivanov ka kërkuar falje për gabimin që ka ndodhur nga shërbimet e protokollit të Kabinetit dhe theksohet se është gabim teknik gjatë dërgimit të ftesës deri te kryetari i Komunës së Strumicës për të marrë pjesë në festën e Ilindenit, njofton Portalb.mk.

“Kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë informon se ka ndodhur një gabim teknik gjatë dërgimit të ftesës deri te kryetari i Komunës së Strumicës për të marrë pjesë në festën shtetërore të Ilindenit në Shkup dhe njëkohësisht kërkon falje. Informojmë se Zoran Zaevit i është dërguar ftesa për të marrë pjesë”, thuhet në deklaratën e Kabinetit të Ivanovit.

Ndryshe, sot në mëngjes ftesa që arriti nëpërmjet postës në Komunën e Strumicës, kryetari Ivanov e ka ftuar Zaevin në emër të kryetarit të Komunës së Strumicës me 2 gusht në Shkup në Ceremoninë për të vendosur lule para përmendores së ASNOM-it në parkun “Zhena Borec” (Grua Luftarake), para përmendores së Nikolla Karev, para ndërtesës së Kuvendit dhe para përmendores së Metodija Andonov-Çento në sheshin Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button