Zaev-Zvizdiq: Maqedonia dhe BeH në vepër realizojnë bashkëpunim rajonal që hap rrugë drejt BE-së

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Lupço Nikollovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski dhe ministri pa resor i angazhuar për diasporë Edmond Ademi, janë në vizitën e parë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, njofton Portalb.mk.

Takimi i parë i Zaevit ishte me kryesuesin e Këshillit të ministrave të BeH, Denis Zvizdiq.

Kryeministri i Maqedonisë dhe Zvizdiq konstatuan se kjo vizitë e delegacionit qeveritar të Republikës së Maqedonisë është niveli më i lartë me kolegët e BeH, është fillimi i bashkëpunimit intensiv të paralajmëruar  mes të dy vendeve si dhe në frymën e zhvillimit të bashkëpunimit rajonal, të nevojshme për integrimet euro-atlantike për të dy vendet.

“Republika e Maqedonisë dhe Bosnja dhe Hercegovina sot në vepër e realizojnë detyrimin e marrë për zhvillim të bashkëpunimit rajonal para Bashkimit Evropian”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button