Gjashtë ditë diskutim për Rebalancin e Buxhetit, përplasje VMRO-LSDM

Rebalanci i Buxhetit për të cilën që nga e hëna po zhvillohet debat në Komisionin për Financim dhe Buxhet me kumtesa sot përplasi dy partitë më të mëdha të bllokut maqedonas, VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në, njofton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme me shkrim akuzoi se Qeveria për më pak se dy muaj e ka detyruar shtetin për rreth 70 milionë euro dhe se me Rebalancin e Buxhetit parashikohet rritje e huamarrjes për 150 milionë euro më shumë se e planifikuara.

Qytetarët, thotë VMRO-DPMNE, duan të dinë pse shteti huazon me një shumë aq enorme dhe ku Qeveria e LSD-së planifikon ta shpenzojë.

Ndërkaq, pas këtyre akuzave të VMRO-DPMNE-së, LSDM reagoi duke vlerësuar se Rebalanci i Buxhetit dhe shkurtimi i shpenzimeve joproduktive për reklama dhe prezantime janë hapat e parë drejt realizimit të masave ekonomike të cilat sigurojnë mbështetje për ndërmarrjet vendore dhe rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë dhe rritje e mëtejme e përgjithshme e pagave për qytetarët e kënaqur dhe punëtorët e motivuar.

Sipas partisë, realizimi i masave të parakohshme për pagë më të lartë minimale do të realizohet në bashkëpunim intensiv dhe në solidaritet mes pronarët, punëtorët dhe shtetin, me qëllim përfundimtar për rritje të përgjithshme zë pagave dhe rritje më e madhe ekonomike.

Nga partia theksojnë edhe se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kryeministri Zoran Zaev vazhdimisht janë mes qytetarëve dhe punëtorëve, siç theksojnë, edhe gjatë përgatitjes të masave që sjellin jetë më të mirë për të gjithë edhe gjatë realizimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button