Çavkovi që lejoi dhunuesit të futen në Kuvend, akuzon për partizim të MPB-së

“Në disa raste ka pasur ndryshme në rrogat e të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Dy herë ka pasur ka pesë për qind, duhej edhe njëherë pesë për qind që të korrigjohet rroga e shërbimeve të policisë, gjegjësisht të rritet, por ja tani kemi proces të kundërt, zvogëlim të përgjithshëm të fondeve”, këtë e deklaroi ish drejtori i Byros për Siguri Publike, Mitko Çavkov në intervistë për TV Nova, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se pjesa më e madhe e shkurtimeve të buxhetit është në MPB ku është zënë norma që ka të bëjë me reformat në polici. Për këtë e akuzoi Qeverinë e re se kryen presione ndaj të punësuarve në MPB, se i kushtëzon, u kërcënohen dhe u ofron vende të cilat janë dy hapa ose tre më poshtë të nivelit hierarkik në të cilin ndodhen për momentin.

Në intervistë Çavkov tha se Qeveria e LSDM-së në MPB zbaton politizim klasik në të gjitha nivelet dhe vendos dëgjues të partisë në pozita udhëheqëse pa vendime transparente, që në çdo rast do të kontribuoj për punësim jo-profesional.

Megjithatë Çavkov derisa ka qenë drejtor i Byrosë për Siguri Publike i tradhëtoi deputetët më 27 prill, duke lejuar Policia që protestuesit me maska të “Për Maqedoni të përbhaskët” të hyjnë në objektin e Kuvendit me dhunë dhe t’i rrahin të njëjtit.

Nëpër shumë fotografi  dhe video nga ngjarja e 27 prillit u pa se policia nën direktivën e Çavkovit fare nuk ka reaguar, gjë të cilën e konfirmoi edhe ish ministri i MPB-së, Agim Nuhiu.

Sipas burimeve të TV Telma, gjatë kohës së sulmit të organizuar në Kuvend, Çavkov, ka qenë vetëm disa qindra metra nga objekti i Kuvendit dhe fare nuk ka reaguar për ta parandaluar turmën.

Sinjali i telefonit celular të Çavkovit, në atë natë, është kapur në tre baza të stacioneve  edhe atë në selinë e VMRO-DPMNE-së, Almako dhe Ambasadës Italiane, të cilat ndodhen në trekëndëshin në qendrën e Shkupit. Çavkov ka qenë në këtë pjesë të qytetit deri në ora 20:00, ndërkaq më pas ka ikur në Shtabin Operativ për protestat i cili ka qenë në rrethin e MPB-së. Çavkov ka refuzuar që të japë dëshmi përpara grupit punues në MPB, ndërkaq ende nuk është ftuar të merret në pyetje as në Prokurorinë e Marko Zvërlevskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button