Itali, pushuesit gjejnë hashash në bregdet

Deti i trazuar në Italinë fqinje ka nxjerrë në breg pako të mëdha droge të llojit marijuanë dhe hashash në disa prej brigjeve të zonës së Abrucos, njofton TCH, përcjell Portalb.mk.

Pakoja e parë është vënë re nga disa karabinierë jashtë shërbimit në zonën e Frankavilës, në Kieti dhe rreth gjysmë km më tutje kanë qenë pushuesit ata që kanë zbuluar sasinë e madhe të drogës të ndarë në pako dhe të mbështjellë me qese të zeza.

Ndërkohë, në Montesilvano të Peskarës janë gjetur rreth 20 kg të nxjerra në breg dhe që iu dorëzuan menjëherë policisë. Në të njëjtën formë edhe në bregun e Silvit, në zonën e Teramos u gjet një tjetër sasi e konsiderueshme droge.

Sipas policisë, deri tani janë zbuluar mbi 100 kg drogë, por nuk përjashtohet mundësia që pako të tjera mund të dalin në breg gjatë orëve në vazhdim.

Sipas karabinierëve, vlera e sasisë së nxjerrë nga deti i kalon 350 mijë eurot, ndërkohë që kanë nisur hetimet ku dyshohet se droga e nxjerrë në breg mund të ketë qenë duke u transportuar drejt Italisë nga vendet e Europës lindore dhe deti i trazuar ka bërë që ngarkesa të përfundojë në ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP