Maqedoni, pritet anulimi i projektit milionësh i qeverisë së vjetër!

Qeveria e Maqedonisë tani më  miratoi vendimin që të anulohet implementimi i programit të Kembrixhit për gjimnazet e viteve të para, të shkollave të mesme profesionale katërvjeçare dhe shkollave të mesme profesionale trevjeçare, njofton Portalb.mk.

Sa i përket këtij projekti në shkollat fillore, ende nuk është e qartë se çfarë hapash do të ndërmerren, pasi që deri më tani nga MASH sqarojnë se do ketë ndryshime, po deri atëherë, nxënësit do të vazhdojnë të zhvillojnë mësimin me këta libra të papërshtatshëm, me një përkthim skandaloz të stërmbushur me gabime.

Se sa do t’i kushtojë MASH-it anulimi i këtij projekti gjigant në arsimin fillor, dhe sa do të jenë shpenzimet për sigurimin e librave të rinj të përshtatshëm për arsimin fillor në Maqedoni, është çështje tjetër që pritet të diskutohet kur të merren masa lidhur me këtë program, thonë nga MASH për Portalb.mk

Kurse në periudhën kur u fillua të implementohet ky projekt, gjatë vitit 2014, partia atë kohë opozitare LSDM, nga e cila parti tani udhëhiqet ky dikaster doli me qëndrimin se nuk ka projekt “Kembrixh” në arsim por ka  skandal biznesi me peshë prej 12 milion eurove në të cilin janë përfshirë Qeveria e Maqedonisë së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Mësimdhënësit tani më një kohë të gjatë ankohen lidhur me këto libra, ndërkaq ata shqiptarë vazhdimisht kërkojnë që të bëhet unifikimi sidomos i Abetares me atë të Shqipërisë, pasi që këto , që deri më tani ende nuk ka dhënë frute.

“Shpresoj që tani pas rënies së diktaturës do mënjanohen të gjitha projektet dhe programet që mëtuan për vite me radhë arsimin, sidomos atë shqip në Maqedoni. Librat e kembrixhit janë tejet të rëndë dhe të pa përshtatshëm për programin dhe kushtet tona. Presim që së shpejti të bëhet gjithashtu unifikimi i abetares dhe më pas në bazë të nevojës edhe i teksteve tjera me Shqipërinë”, tha Adnan Osmani, mësimdhënës.
“Me këtë projekt thjesht u bë larje parash, projekt shkel e shko, i stërmbushur me gabime të të gjitha llojeve. Shpresojmë që sa më shpejtë të tërhiqet nga programi mësimor edhe në shkolla fillore”, tha Blerim T., mësimdhënës.

Gjithashtu prindërit thanë se matematika është tejet e vështirë dhe se nga nxënësit e vegjël kërkohen detyra që madje janë për shkollë të mesme.

Kurse kryetari i LASH-it në Maqedoni, Nuhi Dardhishta kohë më parë elaboroi këtë problematikë për Portalb, dhe tha se autorët shqiptarë janë të bllokuar nga vetë fakti se këto marrëveshje kanë mbyllur konkurset e autorëve vendas.

“Ky është një lloj diskriminimi si për neve shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit. Pse të merren libra nga jashtë? Ata ndoshta janë shumë të mirë mirëpo neve nuk kemi kushte që të punojmë me to. Shkaku i këtyre marrëveshjeve, MASH ka mbyllur konkurset për autorët dhe në këtë mënyrë askush nuk mundet të jep programet e tyre të cilat mund t’i kenë realizuar në tekst shkollor”, theksoi Dardhishta.

Se a do të bëhet unifikimi i teksteve mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, nga MASH thonë se ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket kësaj çështjeje.

“Nuk ka ende asgjë konkrete sa i përket kësaj çështjeje”, thonë për Portalb, nga zyra për informim e MASH-it.

Ndryshe, Librat e Kembrixhit të cilat , i cili tha se librat janë cilësor dhe të përshtatura për rrethanat tona dhe për moshën e nxënësve,  u vlerësuan se nuk janë adekuat për kushtet e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button