Për nderë të veprës, Teatri i Gjakovës pritet të merr emrin Hadi Shehu
Teatri i Gjakovës po përgatitet që të festojë 40-të vjetorin si teatër profesional. Në mesin e shumë aktiviteteve që do të mbahen për këtë 40-të vjetor, do të propozohet edhe një emër për Teatrin e Gjakovës.
Festimet për përvjetorin e Teatrit të Gjakovës do të mbahen në shtator, ndërsa në këtë muaj do të merret vendimi nëse teatri do të marrë emrin e Hadi Shehut.
Për këtë duhet të votohet nga asambleistët në Komunën e Gjakovës.
Ndryshe, aktori Hadi Shehu ndërroi jetë më 12 mars të 2017.
Hadi Shehu lindi në Gjakovë më 15 shkurt të vitit 1949, është aktor shqiptar.
Në teatrin e Gjakovës, fillimisht si amator, aktron në moshën e re si nxënës. Është themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherit dhe drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007.
Diplomoj në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e artit dramatik, klasa e Faruk Begollit. Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindëra role të paharruara dhe të mahnitshme në drama të ndryshme.
Vlenë të përmendën: ” Fisheku në pajë “, “Njeriu me top “, ” Epoka para Gjyqit “, ” Monserati “, ” Kur shpirti ndërron jetë “…
Ka luajt në role kryesore në dhjetra filma artistik, më të njohurit janë:
“Gjurmë të bardha ” (1980),
“Kur pranvera vonohet ” (1979),
“Era dhe lisi ” (1979).
Në Tv dramën ” Epoka para gjyqit” të regjisorit Ekrem Kryeziu, shkelqeu dhe vertetoj edhe nje herë epitetin Aleksander Moisiu i Kosovës.