Ndërroi jetë aktori i madh, Hadi Shehu

Ka ndërruar jetë aktori i madh shqiptar Hadi Shehu. Kështu njoftoi nëpërmjet një shpërndarjeje në fejsbuk Teatri i Gjakovës, njofton Portalb.mk.

“LAMTUMIRË ikona e Artit Shqiptar. Me pikëllim në zemër ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë ikona e artit shqiptar, ikona e Teatrit tonë… Ky lajm na ka tronditur jashtëzakonisht shumë prandaj çdo fjalë e shkruar më tepër do të jetë shumë e zorshme për ne. Shprehim ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit artistik. Prehu në paqe i pavdekshmi Z.Hadi Shehu”.

Hadi Shehu lindi në Gjakovë më 15 shkurt të vitit 1949, është aktor shqiptar.
Në teatrin e Gjakovës, fillimisht si amator, aktron në moshën e re si nxënës. Është themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherit dhe drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007.

Diplomoj në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e artit dramatik, klasa e Faruk Begollit. Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindëra role të paharruara dhe të mahnitshme në drama të ndryshme.

Vlenë të përmendën: ” Fisheku në pajë “, “Njeriu me top “, ” Epoka para Gjyqit “, ” Monserati “, ” Kur shpirti ndërron jetë “…
Ka luajt në role kryesore në dhjetra filma artistik, më të njohurit janë:

“Gjurmë të bardha ” (1980),
“Kur pranvera vonohet ” (1979),
“Era dhe lisi ” (1979).
Në Tv dramën ” Epoka para gjyqit” të regjisorit Ekrem Kryeziu, shkelqeu dhe vertetoj edhe nje herë epitetin Aleksander Moisiu i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button