Osmani: Deri sa zgjat debati në Kuvend do të arrijë draft-rekomandimi nga Komisioni i Venedikut

Deri sa zgjat debati në Kuvend do të arrijë draft-rekomandimi nga Komisioni i Venedikut në të cilin pritet të shqyrtohet për ligjin e gjuhëve në Maqedoni pas të cilit do të vijon procedura që i njëjti të propozohet nga Qeveria në Kuvendin e Maqedonisë që i njëjti të miratohet. Kështu bëri të ditur zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë, Bujar Osmani, njofton Portalb.mk.

“Deri sa zgjat debati në Kuvend, do të arrijë rekomandimi nga Komisioni i Venedikut”, tha Osmani.

I pyetur për deklaratën e kreut të LR-PDSH-së nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët Ziadin Sela, se nëse për 100 ditë nuk zyrtarizohet gjuha shqipe do të del nga përbërja qeveritare, Osmani shprehet i bindur se ka gatishmëri tek të gjithë partnerët qeveritar që ligji për gjuhë të kalojë sa më shpejtë në Kuvend dhe i njëjti të miratohet.

Përndryshe, draft-rekomandimi për ligjin e gjuhëve nga Komisioni i Venedikut fillimisht do të shqyrtohet në seancë qeveritare. Pasi shqyrtimit në seancë qeveritare ligji i propozohet Kuvendit i cili në seancë plenare duhet ta vendos në rend dite që i njëjti të votohet nga deputetët.

Ligji për gjuhën shqipe miratohet me votim të 61 deputetëve.

Kujtojmë se ligji për gjuhë në Komisionin e Venedikut u dërgua me kërkesë të eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi Johanes Han, me qëllim që të shmangen pakënaqësitë dhe dilemat për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e të njëjtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button