Tetovë, banorët nuk respektojnë vendimin e komunës për rampën te Fondi Shëndetësor
Banorët nuk respektojnë vendimin e komunës për mos-vendosje të një rampe në rrugën 132, gjegjësisht në parkingun para Fondit për Sigurim Shëndetësor.
Të punësuarit e Fondit janë të revoltuar pasi që nuk mund të parkohen sepse sërish dikush ka ri-vendosur rampën e cila me vendim të komunës u hoq ditë më parë, njofton Portalb.mk.
“Kemi kërkuar sërish nga inspektorati komunal të hiqet e njëjta sepse na pengon aktivitetet tona” shprehet për Portalb.mk një i punësuar në Fond. Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga inspektorati.
Rampa nuk duhet të jetë aty pasi që me vendim të inspektoratit komunal e njëjta nuk ka leje shprehen për Portalb nga Inspektorati dhe premtojnë që të njëjtën do ta heqin.
Ndryshe, edhe pse u shtua numri i parkingjeve në Tetovë, ky qytet sërish ka probleme të mëdha me parkingjet, posaçërisht në sezonin kur kthehen kurbetçarët në vend.