Xhaferi: Përhajr për dhjetë grupet parlamentare

Që kur u informua se deputetët e VMRO-DPMNE-së e kanë njoftuar se kanë formuar grupe parlamentare, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u falënderua që më në fund deputetët e VMRO-DPMNE-së e njohën si kryetar të Kuvendit. Pastaj i lexoi koordinatorët dhe zëvendës-koordinatorët dhe tha “Përhajr”, njofton Portalb.mk.

Në sesinë e paradites në vazhdimin e parë të seancës së gjashtë të Kuvendit deputetët e pranuan propozimin e Qeverisë që të emërtohet Spase Gligorov për drejtor të Agjencisë së Administratës dhe e mbyllën diskutimin për propozim-vendimin për dhënien e pëlqimit të akteve të pëgjithshme të Avokatit të Popullit, pastaj u deklarua të ketë pauzë.

Vazhdimi filloi në orën 14:14 me informimin e Xhaferit për 10-të gupet e reja parlamentare dhe vazhdoi me diskutim për dhënien e pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit.

Pastaj në rend të ditës është pika e pestë për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button