Edhe mbrëmë ka pasur tërmet në Ohër

Pesë minuta pas mesnate, tërmet i ri është regjistruar në rajonin e Ohrit me magnitudë prej 4.1 ballë të shkallës së Rihterit, njofton Portalb.mk.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 9 kilometra nga fshati Kosel, kurse 11 kilometra nga Reseni.

Tërmet me magnitudë prej 2.8 ballë të shkallës së Rihterit është ndjerë edhe në ora 22.07 në rajonin e njëjtë. Sipas sizmologëve, bëhet fjalë për tërmete aftërshok pas tërmetit të madh që ishte gjatë pasdites së ditës së hënë me magnitudë prej 5.0  ballë të shkallës së Rihterit.

Nga 18 qershori deri më dje në rajonin e Ohrit janë regjistruar më shumë se 1000 tërmete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button