Mësoni kë zgjedh kryeministrja serbe, Rusinë apo BE-në

Nëse Serbia do të duhej të zgjedh mes marrëdhënieve më të afërta me Rusinë ose anëtarësimin e Bashkimit Evropian, kryeministrja serbe, Ana Brnabiq do të vendos për të dytën, këtë e deklaroi në intervistë për agjencinë amerikane Blumberg, njofton Portalb.mk.

Brnabiq në intervistë theksoi se si kryeministre do ta vazhdojë rrugën që e ka filluar kryeministri paraprak, tash kryetar i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ta përgatis vendin për anëtarësim në BE deri në vitin 2020, kur edhe i mbaron mandati.

“BE është atje ku ne duhet të shkojmë, kjo është e qartë”, tha Brnabiq.

“Ne kemi lidhje emotive me Rusinë për shkak të traditës, kulturës dhe fesë”, theksoi ajo dhe tregoi se në Serbi numri më i madh i njerëzve në përgjithësi Rusinë e përjetojnë si vend më të afërt, si mbrojtës”.

Sipas asaj, “këto ndjenja nuk mund të na injorojnë, por rruga jonë është BE-ja”.

Duke theksuar se Vuçiq ka refuzuar ta plotësojë vendimin Bashkimit për vendosjen e sanksioneve drejt Rusisë për shkak Ukrainës, Blumberg thekson se Bërnabiq nuk ka mundur të konfirmojë se do ta vazhdojë atë qëndrim nëse do të kërcënohej pranimi i Serbisë në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button