NP “Ujësjellësi”: Borxhi i mbetur do të paguhet me rata, por pa kamatë

Pas kërkesës së qytetarëve për shqyrtim të vendimit për shlyerje të borxhit të mbledhur nga konsumimi i ujit dhe mospagimit të faturave, sot nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi” kanë njoftuar se ai do të paguhet në rata por pa kamatë deri më 1 nëntor të 2017-s, njofton Portalb.mk.

Personat fizik të cilët kanë borxh në vlerë prej 10 deri 30 mijë denarë do të mund të shlyhen në katër rata, ata me fatura të papaguar në vlerë prej 30 deri 50 mijë denarë do të kenë mundësi të njëjtat ti paguajnë deri në gjashtë rata, në 8 rata do të kenë mundësi të shpaguhen borxhlinjtë në vlerë prej 50 deri 70 mijë denarë, kurse ata me vlerë prej 70 deri 90 mijë denarë do të duhet të paguajnë borxhin në 10 rata.

Në 12 rata do të kenë mundësi ta shlyejnë borxhin ata që kanë fatura të papaguara në vlerë mbi 90 mijë denarë.

Ndërkaq, ndërmarrjet private të cilat kanë borxh prej 10 deri 50 mijë denarë me dy rata, me tri rata do të mund të shpaguhen ndërmarrjet që kanë borxh në vlerë prej 50 deri 100 mijë denarë, ata me fatura të papaguara në vlerë prej 100 deri 150 mijë denarë të njëjtin mund ti paguajnë me katër rata.

Me pesë rata do të mund të shpaguhen ndërmarrjet të cilat kanë borxh prej 150 deri 200 mijë denarë, kurse me gjashtë rata ata me borxh mbi 200 mijë denarë.

Siç njoftojnë nga NP “Ujësjellësi” kjo heqje e kamatës nuk vlen për institucionet shtetërore.

Në rata të dyfishuara mund të paguhen faturat e mbetura të personave të kategorisë sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button