Komuna e Gostivarit apelon që uji për pije të shfrytëzohet vetëm për nevojat e amvisërisë

Komuna e Gostivarit nëpërmjet një kumtese dërgon apel deri te të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të ujit të pijshëm, t’i shmangen përdorimit të ujit nga sistemi i ujësjellësit, për vaditje të arave, sipërfaqeve të gjelbra, oborreve, larjen e automjeteve dhe të ngjashme sepse ndjehet mungesa e ujit, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të temperaturave të larta dhe ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje në ditët në vazhdim, apelojmë deri te qytetarët e komunës së Gostivarit të bëjnë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të ujit të pijshëm. Luten qytetarët që t’i shmangen përdorimit të ujit nga sistemi i ujësjellësit, për vaditje të arave, sipërfaqeve të gjelbra, oborreve, larjen e automjeteve dhe të ngjashme. Në disa lagje dhe fshatra përreth, ndjehet mungesa e ujit të pijshëm. Për atë shkak dhe me qëllim të mundësohet që të gjithë shfrytëzuesit e sistemit të ujësjellësit të kenë ujë të pijshëm dhe për nevojat themelore për jetesë, Komuna e Gostivarit apelon deri tek qytetarët që uji të shfrytëzohet në mënyrë racionale dhe vetëm për nevojat e amvisërisë. Urojmë që të gjithë të sillemi në mënyrë të ndërgjegjshme dhe çdo amvisëri të mund të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm në këtë periudhë të nxehtë që po e kalojmë”, thuhet në kumtesën e Komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button