Kërcënohet drejtori i Klinës së Tetovës, padi penale për një person

SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër R.T. (41) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “rrezikim të sigurisë”, thuhet në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2017, i paraqituri, si i punësuar në Shtëpinë Publike të Shëndetit Qendra Klinike e Tetovës – përgjegjës në sektorin për resurse njerëzore, nga telefoni i tij celular ka dërguar kërcënime në telefonin celular të drejtorit të Qendrës Klinike të Tetovës (Florim Besimi, shkrim i redaksisë), por dhe kërcënime dhe ofendime personale ndaj të njëjtit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Sipas policisë, i paraqituri në mënyrë të paligjshme, me mobilin e tij celular gjithashtu ka fotografuar dokumente të ndryshme të klasifikuar dhe të paklasifikuara dhe kërkesa nga Prokuroria Themelore Publike për raste të ndryshme dhe i ka kopjuar dhe ruajtur në zyrën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button