UT, Ameti rizgjidhet në postin e rektorit

Vullnet Ameti për të dytën herë radhazi është rizgjedhur në postin e rektorit të Universitetit të Tetovës. Me 22 vota pro dhe asnjë kundër, Ahmeti ka fituar garën për postin e rektorit ndaj kandidatit Alifeta Selimin, prorektor i financave, i cili ka grumbulluar vetëm tri vota të Senatorëve, njofton Alsat.

Votimi për rektor të Universitetit të Tetovës ka qenë i fshehtë, ndërsa zgjedhjet i ka organizuar komisioni i senatit. Ameti në konferencën solemne për shtyp, është zotuar se besimin e dhënë nga senatorët, do e shndërrojë në punë dhe në angazhim për krijimin një Universiteti me performanca ndërkombëtare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button