Tërmet në Maqedoni

Sot në orën 15:11, në afërsi të Resnjës është ndjerë tërmet me fuqi prej 4.1 shkallë sipas Rihterit, njofton Portalb.mk.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km nga Resnja. Tërmeti ka qenë i shkurtër, por i fuqishëm, 1 kilometër i thellë, ndërkaq është ndjerë edhe në Ohër dhe Strugë.

Deri më tani nuk ka informata për dëme, qofshin ato materiale, apo lëndime eventuale të njerëzve. Qytetarët nëpër rrjetet sociale kanë shkaktuar panik dhe shumë persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button