Maqedoni, shqiptarët mund të jenë çelësi i zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë

Mundësia e pjesëmarrjes së shqiptarëve në bisedimet për zgidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, sipas njohësve të çështjeve politike dhe diplomatike Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin, do paraqiste një mundësi e gjetjes së një zgjidhje më të mirë të këtij problemi. Sipas tyre shqiptarët në këto takime do të paraqisnin “dëshmitarë të bisedimeve” dhe do të shmangnin emërtimet në baza nacionaliste duke reflektuar Maqedoninë si shtet multietnik, shkruan Portalb.mk.

“Nga bisedimet e deritashme është kuptuar se problemi qëndron me propozimet të cilat lidhen me karakterin dhe identitetin nacional të Maqedonisë, për të cilën me grekët nuk mund të diskutohet, prandaj shqiptarët në këtë raport do të paraqisnin edhe dëshmitarë të bisedimeve”, tha Ramadani.

Ai vlerëson se pjesëmarrja e shqiptarëve në këto bisedime do të nënkuptonte edhe dhënie e kontributit nga ato, e cila sipas tij do të arrihej “nëse këto bisedime largohen nga historia antike maqedonase ku disa emërtime, si aeroporti, do ta jepnin edhe shenjën e parë për këto ndryshime.

Në këtë rrjedhë, Ismet Ramadani thotë se edhe përmendoret historike do të duhet të shqyrtohen më vonë.

Edhe ish ambasadori i Maqedonisë, Nano Ruzhin për Portalb.mk vlerëson se përfaqësuesit shqiptarë do të mund të lehtësonin bisedimet dhe të kontribuojnë në zgjidhje efikase të çështjes së emrit, ngaqë siç shprehet ai, “një numër i madh i shqiptarëve janë të orientuar pro NATO-s”.

“Ata me mençurinë dhe konstruktivitetin e tyre mund ta orientojnë dialogun pozitivisht. Është e rëndësishme që diplomatëve ndërkombëtar t’ju tregohet se ne jemi një shoqëri multietnike dhe se nuk ka asnjë lloj diskriminimin ndaj asnjë etnie për çështje sociale, ekonomike dhe kulturore”, tha Ruzhin.

 

Pjesmarrja e shqiptarëve në  bisedimet për çështjen me emrin do të lehtësonte edhe integrimin evropian

Negociatori Metju Nimic të enjten në Shkup vlerësoi se çështja e emrit duhet të zgjidhet që vendi të ecë përpara në rrugën e euro- integrimeve, në të cilën rrugë Nano Ruzhin vlerëson se edhe këtu duhet të marrin pjesë shqiptarët, ngaqë “në këtë mënyrë do të mund të reflektohej Maqedonia si shtet multietnik”.

“Në aspekt të asaj që proklamohet nga shoqëria ndërkombëtare, në të gjitha takimet që lidhen ngushtë me eurointegrimet gjithmonë është mirë që në ekipet dialoguese të marrin pjesë edhe pjesëtarë shqiptar”, tha Ruzhin.

Përndryshe, përfaqësuesi special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, të hënën, pas takimit me Ali Ahmeti u shpreh se kishte “një takim shumë të mirë me Ahmetin, ku sipas tij, ai ka një urtësi të madhe në lidhje me situatën në vend dhe është mirë i informuar për çështjen e emrit”.

Se a mund të pritet pjesëmarrje e shqiptarëve në grupin negociator të çështjes së emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, Ahmeti u shpreh se “Maqedonia kërkon zgjidhje të mirë dhe sigurisht që shqiptarët janë pjesë e këtij shteti dhe shteti është edhe i shqiptarëve. Asnjëherë nuk kemi qenë indiferent ndaj kësaj çështje të rëndësishme dhe aty ku duhet kontributi jonë, ne do ta japim”.

Krahas me Ahmetin, Metju Nimic u takua edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Pas takimit me Dimitrovin, Nimic u shpreh se është inkurajuar nga zhvillimet pozitive e reja mes Maqedonisë dhe Greqisë, edhe pse nuk ka ardhur me ndonjë propozim konkret për çështjen e emrit.

Ndryshe, për pjesëmarrjen e shqiptarëve në diskutimet për çështjen me emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë u kërkua edhe në Platformën Shqiptare e nënshkruar nga partitë politike shqiptare.

Atje thuhet se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të ndodh në përputhje me vlerat europiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare nga ku kërkohet përfshirje e shqiptarëve në grupin e punës për bisedime të drejtpërdrejta me Greqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button