Fillim jo i mirë i Maqedonisë në Kampionatin Evropian, humbi nga Spanja me rezultat 0:5

Përfaqësuesja e Maqedonisë filloi me humbje prej 0:5 nga Spanja në Kampionatin Evropian për futbollistë nën 21 vjeç që është duke u zhvilluar në Poloni. Serinë e hapi Saul Niguez në minutën e 10, njofton Portalb.mk.

Pastaj për shkak gabimit të Aleksovskit, Maqedonia pranoi golin e dytë ku Asensio arriti të shënojë gol prej 30 metrash në minutën e 16-të të lojës. Pas këtij goli u bë e qartë se Maqedonia e humbi këtë duel edhe pse djemtë vazhdonin të luanin. Delofeo në minutën e 35-të shënoi golin e tretë.

Në pjesën e dytë Asensio shënoi edhe dy herë edhe atë në minutën e 54-tër dhe minutën e 72-të  ku bëri rezultatin 5:0 për Spanjën.

Maqedonia do ta presë golin e parë deri të martën ku do të luajë në ndeshjen kundër Serbisë.

Ndryshe, dueli i parë i grupit ku është edhe Maqedonia, mbaroi me fitoren e Portugalisë ndaj Serbisë me rezultat 2:0.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button