Arrestohet në Itali princi i rrejshëm nga Mali i Zi dhe Maqedonia (FOTO)

Policia italiane kumtoi se e ka arrestuar, Stefan Çernetiq, i cili është vetëshpallur për princ të Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe një person i cili është paraqitur si ambasador i Maqedonisë në Itali. Të dy janë arrestuar gjersa kanë udhëtuar në Itali me veturë “Mercedes” me flamuj të Malit të Zi dhe emblemat e korit diplomatik, kanë ofruar bashkëpunime ekonomike, kulturore, ndërfetare etj., mes Malit të Zi dhe Italisë, njofton Portalb.mk.

Sipas mediave italiane dhe të malit të zi, arsyeja kryesore për padi kundër Çernetiqit ka qenë llogaria në një vilë luksoze në Apulia që e ka dorëzuar në Ambasadën e Maqedonisë. I dyshuari tjetër S.S. është shtetas italian i cili ka udhëtuar me të dhe është paraqitur si ambasador i Maqedonisë në Itali. Ai më parë ka qenë i akuzuar për paraqitje të rrejshme. Vjet dy persona, si princ dhe ambasador, i kanë kaluar 7 ditë në një vilë në Apulia, pa paguar asgjë.

Ata kanë arritur aq të shkathët në mashtrimin e tyre saqë kanë bërë edhe bisedime zyrtare me biznesmenë, politikanë, madje edhe me përfaqësues të kishës katolike. E gjithë ajo ka rezultuar me vëmendje mediatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ku është hapur hetimi.

Kori diplomatik i Ministrisë së Italisë e ka njoftuar policinë se një person Stefan Çernetiq gjatë vizitës së tij në rajonin APulia ka shfrytëzuar veturë “Mercedes” me tarka të Republikës së Malit të Zi në Itali. Hetimi disamujor, në të cilën në një periudhë është kyçur edhe ushtria, ka rezultuar me arrestimin e Çernetiqit dhe bashkëpunëtorit të tij S.S.

 

 

Të dy ngarkohen për veprën penale, paraqitje e rrejshme, shfrytëzim të identitetit të rrejshëm dhe falsifikim dokumentesh. Gjatë bastisjes në “rezidencën e princit”, policia ka gjetur dokumentë të ndryshme që i ka nxjerr “princi” i Malit të  Zi dhe Maqedonisë, nga pasaporta me stemën e “Mbretërisë” së tij, deri te mirënjohje dhe diploma të ndryshme.

Çernetiq me profesion është gazetar gastronomik. Jeta e tij “mbretërore” i ka shkuar duke organizuar mbrëmje humanitare për të cilën mysafirët kanë paguar bileta, ndërkaq ai pavarësisht nga shuma i ka shpallur për kalorës dhe u ka dhënë mirënjohje.

 

 

 

Ai ka arritur që ta mashtrojë edhe ish aktoren, dhe tani aktivisten, Pamela Anderson, të cilës i ka dhënë titullin “Konteshë” e njërës nga ngjarjet “mbretërore”. Publikisht, nëpër rrjetet sociale, të dy kanë propaganduar për shitjen e “prodhimeve”: pasaporta, tituj, diploma dhe dokumente zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button