Shtëpia Studentore “Goce Dellçev” nuk i ka paguar faturat e rrymës, studentët kanë qëndruar në errësirë

Shtëpia Studentore “Goce Dellçev” mbrëmë ka ngelur pa rrymë për shkak të mospagesës së faturave, për të cilën studentët kanë reaguar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në Qevei, njofton Portalb.mk.

“Kemi arritur që të kontaktojmë me kompaninë që përsëri të kyçet rryma elektrike në Shtëpinë Studentore që të mundet aktivitetet të zhvillohen në kushte normale”, deklaroi ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, e cila mbrëmë i ka vizituar studentët.

Në kumtesën e Qeverisë thuhet se borxhet që janë lënë nga garnitura paraprake janë në të gjitha sferat, kanë ngelur edhe në domenin e arsimit.

Nga Parlamenti Studentor thonë se studentët të cilët janë të vendosur në Shtëpinë Studentore nuk janë të obliguar që të jenë viktimë e moskujdesit të kompetentëve.

“Apelojmë deri te organet kompetente që në afat sa më të shkurtër të reagojnë dhe të ndalohet që studentët të lejohen që të jetojnë si në shekullin XVIII, pa rrymë elektrike dhe drita”, thonë nga atje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button