Allagjozovski: Muzeu i VMRO-DPMNE-së shpenzon 6.5 milionë denarë për rrymë

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski në emisioni “Otvoreno 24” ka theksuar se do të bëjnë revizion të projektit Shkupi 2014, i cili tash e disa vite është në qendër të reagimeve negative nga opinioni, njofton Portalb.mk.

“Në buxhet nuk ka para për çfarë do lloj intervenimi për Shkupi 2014. Ne do t’i shqyrtojmë dhe sërish do t’i vendosim në dukje dëmet e këtij projekti. Do t’ju tregojmë qytetarëve se ai është stiropor, dhe jo mermer. Mund të them se vetëm muzeu i VMRO-së shpenzon 6 milion e gjysmë denarë për rrymë”, tha Allagjozovksi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button