Koxias: Qeveria e VMRO-DPMNE-së çështjen e emrit e shndërroi në çështje identiteti dhe nuk punonte për kompromis

Në takimin e parë zyrtar në Athinë, ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, shprehën kënaqësi dhe shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore, njofton Portalb.mk.

Në takim u konfirmuan qëndrimet se Maqedonia pret mbështetje nga Greqia, nëse Greqia së pari dëshiron kompromis për emrin, pastaj integrimet euro-atlantike të Maqedonisë. Koxias shtoi se më parë Qeveria problemin me emrin e shndërroi në problem të identitetit dhe nuk punonte për kompromis për të njëjtën.

“Ne jemi kundër sanksioneve ndaj fqiut tonë. E dimë se fqiu jonë dëshiron të jetë anëtare e organizatave të ndryshme, ne të gjithë jemi të pagatitur, por së pari duhet të zgjidhet çështja e emrit. Qeveria e mëparshme nuk punonte për kompromis dhe çështjen e emrit nga problemi gjeografik e shndërroi në problem të identitetit. Shpresoj se do të diskutojmë për emrin që do të çojë në zgjidhje. Ju falem nderit Nikolla që për vizitën tuaj të parë e zgjodhët këtë qytet”, ka thënë Koxias sot në konferencën e përbashkët për shtyp me Dimitrovin në Athinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button