LSDM: Mbaroi koha kur pa konsultim të qytetarëve janë realizuar projekte të dëmshme

“Për vetëm pak ditë të punës së Qeverisë së Maqedonisë qytetarët kanë ndjerë ndryshimet të cilat sjellin jetë cilësore për të gjithë. Nxënësit, arsimtarët dhe prindërit janë të shliruar nga stresi i shkaktuar nga testimi ekstrën”, thonë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet kumtesës së dërguar sot, njofton Portalb.mk.

Nga LSDM thonë se “ka mbaruar koha kur pa konsultim me qytetarët, të palëve të prekura dhe opinionit të gjerë qytetar janë sjellë projekte të dëmshme dhe jocilësore”.

Ndryshe ky reagim i LSDM vjen pas kumtesës së VMRO-DPMNE-së e cila e akuzon këtë të parën, tanimë pjesë e qeverisë së Maqedonisë, se punon në dëm të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button