VMRO-DPMNE për lobim në SHBA ka harxhuar mbi 1 milion dollarë për një vjet

Për lobim në SHBA, VMRO-DPMNE ka harxhuar mbi 1 milion dollarë për pak më shumë se një vjet, nga nëntori-dhjetor 2015 deri në janar 2015, tregojnë dokumentet që janë publikuar në Agjencinë e Amerikës për Regjistrim të Bashkëpunëtorëve të Huaj Fara, shkruhet në hulumtimin e BIRN-it, njofton Portalb.mk.

Sipas dokumenteve amerikane, në nëntor të vitit 2015, VMRO-DPMNE nëpërmjet sekretarit të saj, Emil Dimitriev, ka kontaktuar me tre lobistë dhe PR agjenci: “Nju Partners Konsalting”, “Global Sekjuriti Inovatives” dhe “Dashll Grup”.

Në hulumtim thuhet se më  së shumë pagesat kanë ndodhur praktikisht në një tremujor, nga nëntori 2015 deri në janar të vitit 2016, kur Nikolla Gruevski është larguar nga pozita e kryeministrit dhe në vend të tij ka ardhur Emil Dimitriev.

Kompanitë PR dhe lobi të SHBA-së në çdo 6 muaj kanë për detyrë që t’i lajmërojnë paratë që i marrin nga klientët e huaj, kështu që është e mundshme që të kryhet kontroll të të gjitha pagesave, por edhe të aktiviteteve të lobistëve për përforcimin e imazhit të VMRO-DPMNE-së.

Për dallim nga Amerika, kompanitë evropiane nuk kanë për obligim që të japim llogari-dhënie për klientët e tyre, kështu që nuk është e ditur nëse ndonjë parti ka angazhuar shërbime në lobi grupet evropiane dhe PR kompanitë.

Storjen e BIRN-it të plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button