Deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniela Rangellova në pyetje në Prokurorinë Speciale

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova, sot gjithashtu si ish kryeministri teknik, Emil Dimitriev, është e ftuar për dëshmi në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) për rastin “Talir”, ku është njëra ndër 11-të të dyshuarit, njofton Portakb.mk.

Rangellova tregoi se do të kërkojë kontroll të dëshmive, por edhe do të shoh se për çfarë saktë dyshohet nga PSP-ja.

“Nuk ndjehem fajtore për rastin, por megjithatë e kam marrë ftesën dhe kam ardhur në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike”, tha Rangellova.

I dyshuari i parë i rastit është lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. Rasti “Talir” ka të bëjë me hetimin e financimit joligjor të VMRO-DPMNE-së.

LEXO: Emil Dimitriev në Prokurorinë Speciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button