“Aktori” grek u dënua me 50 milion euro për shpërlarje parash në Maqedoni

Agjencia për Luftë Kundër Korrupcionit (OLLAF) ka dënuar ndërmarrjen “Aktor” me 50 milion euro për shkak të mashtrimit dhe shpërlajres së parave gjatë ndërtimit të autostradës Demik Kapi-Smokvica, shkruajnë mediat greke “Prototema” dhe “Katimerini”,njofton Portalb.mk.

Rasti është gjetur në llupë të prokurorit publikë pas dëshmive të paraqitura nga OLLAF.

Ndërmarrja ndërtimore greke më vitin 2012 fitoi tenderin për ndërtim të rrugës me gjatësi prej 28 kilometra, kurse emri i “Aktor” u aktualizua më vitin 2014, kur Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) akuzoi se nga bankat e Maqedonisë në mënyrë të paligjshme janë tërhequr 3.5 milion euro.

LSDM publikoi dokumentet dhe dëshmoi se shtetasi grek, nëpërmjet ndërmarrjes përfaqësuese “Aktor”, kanë tërhequr milion euro në kesh nga “Stopanska Banka” në Negotinë.

“Prototema” gjithashtu shkruan se disa nga të punësuarit kanë marrë rrogë mesatare në vlerë prej 110.000 euro.

Në pyetjen e “Meta”, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar para dy vjetëve ka deklaruar se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet dhe se janë duke u grumbulluar dëshmitë për zbardhjen e rastit “Aktor”.

Para dy viteve, me kërkesë të Prokurorisë greke, Policia Financiare e Greqisë ka arrestuar drejtorin e “Aktor”, Lleonidas Bobollas, për shmangie të pagimit të tatimit dhe për borxh ndaj shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button