Nëna e Tamarës: E dënoj dhunën edhe pse është babai im

Nëna e Tamarës, Zhaklina Dimovka konfirmoi për TV Novën se personi që ka gjuajtur me armë drejt ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov është babai i saj, 57-vjeçari Lupço Stojanovski nga fshati Kallasllari. Ajo tha se është në shok për shkak sulmit para Ministrisë së Shëndetësisë dhe për këtë gjë u njoftua nga mediat, njofton Portalb.mk.

“Nuk dha as një shenjë se do të bëjë një gjë të tillë. Nuk e di prej ku e ka gjetur pistoletën. Ekziston revoltë e madhe në familje por, askush nuk  ka menduar për një një të tillë, nuk e kam pritur se do të ndodhë kjo. Vrasja nuk është zgjidhje. Ky është shok për mua, e dënoj dhunën edhe pse është babai im. Gjithë jetën jam përpjekur për drejtësi dhe ja çfarë ndodhi. Në familjen time asnjëherë nuk ka pasur dhunë”, deklaroi Dimovska, nëna e Tamarës së cilës i vdiq vajza duke pritur që të shkojë jashtë shtetit për mjekim.

LEXO:  Gjyshi i Tamarës së ndjerë është personi që gjuajti me armë Todorovin (VIDEO)

LEXO: LSDM ashpër e dënoi incidentin në të cilin është shtënë ndaj Todorovit 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button