Deklarata e parë e Zoran Zaevit si kryeministër i Maqedonisë, LSDM feston (FOTO+VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas votimit të Qeverisë i uroi qytetarët e Maqedonisë dhe se shprehu edhe njëherë përkushtimin e tij për jetë më cilësore dhe zgjidhjen e çështjes së emrit që do të rezultojë me bashkëpunime të shumta ndërkombëtare, njofton Portalb.mk.

“Të gjithë qytetarëve të Maqedonisë ua uroj Qeverinë e re e cila ka për detyrë të kthejë të mirën në Maqedoni. Unë jam i bindur se të gjithë bashkë do të punojmë për të mirën. Qeveria e re ka nevojë për reforma dhe mbështetje. Bëhet fjalë për reforma rrënjësore për të mirën e Maqedonisë. Un paralajmërova se do të punoj për të mirën e qytetarëve bashkë me shumicën. Vijnë reforma gjyqësore, në parlament, në shërbimin sekret dhe në media të cilat do të jenë për një jetë më të mirë”, premtoi Zaev.

“Shpresoj se do të jem fleksibil për opozitën e ardhshme sepse ajo është për çfarë ka nevojë Maqedonia. Ka mjaftueshëm reforma për të cilat duhet të sillen rregulla për tu realizuar të njëjtat”, tha Zaev.

Ndërsa, jasht Kuvendit kanë ardhur shumë simpatizantë të LSDM të cilët festojnë.  Iu bashkangjitën edhe deputetët e LSDM-së.

1

2

Festohet edhe te selia e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button