Shtyhet seanca për “Lagjen e Trimave”, shkak bojkoti i të akuzuarve

Të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave” sot bojkotuan seancën që kur u refuzuan parashtresat për mbrojtje të tyre nga Këshilli Gjykues në krye me gjykatësen Verka Petkovska, kryetarit të Këshillit Penal, Stojançe Ribarev dhe kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Si shkak i kësaj u shty seanca e rastit në fjalë, njofton Portalb.mk.

Të gjithë të akuzuarit veçmas filluan të flasin pa miratim të gjykatëses e cila i largoi një nga një nga seanca e sotme të gjithë të akuzuarit. Në fjalimet e tyre ata u shprehën se Gjykata nuk dëshiron ta dëgjojë të vërtetëndhe se të gjitha propozimet e tyre janë refuzuar me qëllim që të mos zbulohen organizatorët e ngjarjeve të “Largjes së Trimave” të Kumanovës.

“Padrejtësi është kjo që po na ndodh tash e dy vjet, por sot deri sa nuk ka drejtësi, nuk do të ketë qetësi”, tha Arsim Bajrami, i akuzuar në rastin në fjalë.

Për shkak se u mënjanuan pothuajse të gjitha të akuzuarit, Gjykata dha pauzë që të vendos se a ka kushte që e njëjta të vazhdojë më tej.

Përndryshe, të akuzuarit e rastit “Lagja e trimave” ka kërkuar tërheqjen të trupit gjykues dhe prokurorisë, nën arsyetimin se refuzimi i propozimeve 98 për qind të dëshmitarëve është e papranueshme dhe pengon zbardhjen e rastit në tërësi,

LEXO: Rasti “Kumanova

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button