Zyrtare, Lëvizja BESA mbetet në opozitë në Maqedoni (VIDEO)

15.05 – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha sot se nuk kanë arritur marrëveshje me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) pasi që ky i fundit që është mandatar, sipas BESA-s, nuk ka qenë i gatshëm ti pranojë principet për qeverisje të përbashkët të Lëvizjes dhe të njëjtat ti nënshkruajë në një dokument me shkrim.
Kasami tha që nuk do e përkrahin Qeverinë e re me këto ministra të BDI-së.

“BESA pavarësisht që do të jetë parti opozitare do të mbështesë çdo iniciativë për të mirën dhe interesin e shqiptarëve por edhe të të gjithë qytetarëve në vend. Do të jemi të gatshëm për implementimin e reformave. Sot mund të mburremi se ishim pjesë e rrëzimit të regjimit Gruevski – Ahmeti por kemi ende shumë punë për të bërë. Duke mbetur konzistent në parimet e saj, BESA sot dëshmon se mbetet në anën e shqiptareve dhe jemi të bindur se votuesi do ta vërejë këtë qëndrim parimor dhe në zgjedhjet e ardhshme do të përfundojë regjimi plotësisht” tha Kasami, njofton Portalb.mk.

14:15 LSDM nëpërmjet një komunikate për media njoftoi lidhur me bisedimet me Lëvizjen Besa, duke thënë se edhe pse u pajtuam dhe ndamë mendime për reforma urgjente, nuk arritëm marrëveshje për një pjesë të caktuar të çështjeve.

“Njoftojmë se edhe pse u pajtuam të ndajmë mendime për reforma urgjente demokratike për zhvillimin evropian në Maqedoni, nuk arritëm marrëveshje për një pjesë të caktuar të çështjeve. Kemi lënë dyert e hapura për bashkëpunim lidhur me mbështetjen për reformat të cilat do të vijojnë në Maqedoni, si dhe për gjithçka tjetër në interes të përbashkët për të gjithë banorët e vendit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

*******************************************************************************************************************

11.45 – Lëvizja BESA afër qëndrimit në opozitë?

Ajo që duhet të vendos për pjesëmarrje në Qeverinë e re të Maqedonisë është Lëvizja BESA e cila ka bërë të qartë se deri më tani nuk kanë biseduar për poste ministrore dhe se bisedimet kanë qenë ekskluzivisht për parimet dhe qëndrimet e saja se si duhet të jetë qeveria e ardhshme e Maqedonisë. Sot BESA do të mbajë konferencë për shtyp në ora 15 dhe do të tregojë përfundimisht a do të merr pjesë në Qeveri së bashku me BDI dhe Aleancën për Shqiptarët.

Megjithatë, siç mëson Portalb, pas shpalljes së listës së ministrave nga ana e BDI-së, kjo parti ka vendosur të mos hyjë në koalicion qeveritar. Nga kjo parti thanë që as nuk do të ketë takim mes Kasamit dhe Zaevit.

Përndryshe, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu pas takimi të liderit të kësaj partie ditë më parë, Bilall Kasami me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev është shprehur se ende nuk ka marrëveshje ndërmjet partive dhe se nuk largohen nga kërkesat të cilat ia kanë parashtruar LSDM-së si kusht për pjesëmarrje në Qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button