Këta janë ministrat e rinj të BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë të ditur emrat e ministrave të rinj të cilët do të jenë pjesë e Qeverisë së re.

Emra të rinj të cilët do të jenë pjesë e kabinetit të kryeministrit të ardhshëm Zoran Zaev janë:

1. Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë

2. Bylent Salihu – ministër i Drejtësisë

3. Sadulla Duraku – ministër i Ekologjisë

4. Bujar Osmani – zv/kryeministër për integrime evropiane

5. Hazbi Lika – zv kryeministër per Sistem Politik dhe Marredhënie midis komuniteteve

6. Ramiz Merko, ministër pa resor

LEXO: Ahmeti: Ministria e Shëndetësisë dhe Pushtetit Lokal i shkojnë Aleancës

LEXO: Ali Ahmeti: Izet Mexhiti nuk ka shprehur ambicie të jetë pjesë e Qeverisë së re

LEXO: Kush janë ministrat e rinj të BDI-së?

22.00

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e cila është pjesë e përbërjes së re të Qeverisë së Maqedonisë për momentin ka nisur mbledhjen në selinë e saj në Reçicë të Vogël në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Siç njoftuan nga kjo parti mbledhja e sontme do të finalizojë edhe emrat e ministrave të rinj të kësaj partie.

Pas mbledhjes e cila nuk pritet të jetë e gjatë do të publikohen edhe emrat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button