“Shkupi lexon”: Përkujtohet shkrimtari Murtezan Arifi (FOTO)

Në manifestimin poetik “Shkupi lexon” që u mbajt sonte në Qendrën Informative Kulturore- Shkup (QIK) me fjalë të stërmbushura me simbolikë letrare prej profesorit universitar Fatmir Sulejmani dhe me vargje të recituara nga poetja Vjollcë Berisha, Xhumazije Rizvani dhe Lira Bojku u përkujtua shkrimtari Murtezan Arifi, njofton Portalb.mk.

Fatmir Sulejmani
Fatmir Sulejmani

I lindur në fshatin Llërcë të rrethit të Tetovës më vitin 1950, Murtezan Arifi la pas vete shumë dorëshkrime me poezi, shumë prej të cilave panë dritë pasi që ai ndërroi jetë, më 2009.

Murtezan Arifi shkroi veprat me poezi “Lulet e arta”, “Banka jonë” dhe shumë tregime publicistike. Krahas si shkrimtarë, ka punuar edhe si mësues dhe ka qenë pjesëtar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Xheladin Zeqiri” të Tetovës.

“Këngët e Rekës”, “Të kujtohet liri”, “Ndërtuesit e kulmit” janë vetëm disa nga poezitë nëpërmjet të cilave tek të pranishmit u përcoll bota dhe vlera poetike e shkrimtarit Murtezan Arifi.

"Jehona Band"Krahas përkujtimit të këtij shkrimtari, gjatë manifestimit, nën tingujt e muzikës së “Jehona Band” të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë edhe vargje të shkrimtarëve tanimë të njohur të Maqedonisë.

Të pranishëm ishin Kushtrim Sopaj me poezinë e Nehas Sopajt “Vetmia”, Salajdin Salihi, Lulzim Haziri me vargje të “Macet e Halepit”, Rrahim Ganiu, Sami Sherifi, Ahmet Selmani, Fadil Curri me poezinë “Sa keq”, Zejnepe Alili Rexhepi, Fatos Rushiti me vargje të “Maria”, Dijana Toska, Daim Miftari, Lindita Ahmeti me krijimin e saj “Bryma”, Fatjona Abdullahu me strofa të “Orë e humbur”, Valdeta Dulahu, Sefer Selimi, Rexhep Bajrami, Kreshnik Sopaj, Sadije Aliti dhe fragmente të Lira Bojkut e Bardhyl Zaimit.

te rinjteKrahas dhe ndryshe prej këtyre shkrimtarëve, në “Shkupi lexon” vargje të krijimeve të tyre personale dhe të shkrimtarëve të preferuar lexuan edhe poetët më të rinj të Maqedonisë dhe jashtë saj.

Në këtë ngjarje erdhi edhe emocioni i Fatos Grubit me “Mund të shkruaj”, e Kaltrina Sadikut me “Jam unë”, e Shpresa Kamberi me “E përhumbur”, Orfe Asllanaj me poezi në gjuhën angleze, Naim Iljasi me “Kam prit”, Majlinda Hyseni me “Këmbëzbathur”, Nora Volina dhe Albana Emini me poezi të Enis Eminit.

Ky manifestim u organizua nga Lindita Ahmeti dhe Arlinda Baftiu nën përkrahje të QIK-ut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button