Sheqerinska: Ja çfarë lloj individësh do të menaxhojnë me resorët

Deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska duke folur për procesin e formimit të Qeverisë dhe ndarjen e resorëve të saj  vlerësoi se ende nuk dihet se cilat parti do të marrin pjesë në përbërjen e re qeveritare që të mund të dihet se sa resorë cilës parti i takojnë, njofton Portalb.mk.

Ajo gjithashtu vlerësoi se për ministrat e rinj prioritet do të jetë interesi qytetarë e jo personal e partiak siç ishte deri më tash.

“Qeveria e re do t’i motivojë qytetarët dhe se në vete do të përmbajë ministra të cilët nuk do t’ju interesojë vetëm interesi personal dhe partiak. Duhet të formojmë grup i cili qytetarëve do t’ua zgjidh problemet. Ende është në dilemë se cilat prej partive do të marrin pjesë në Qeveri prandaj edhe nuk mund të flasim se sa ministri do t’i takojnë çdonjërës prej tyre. Duam që të gjitha partitë të marrin pjesë por se njëkohësisht të njëjtat të jenë të përgjegjshme”, tha Sheqerinska.

Por ajo sërish vlerëson se me rëndësi është se kush do të menaxhojë me resorët e jo cila parti do ti ketë ata.

“Por duhet të kuptohemi se askush nuk ka të drejtë të thotë kjo ministri është e imja dhe nuk ka rëndësi se kush do ta udhëheqë. Qëllimi është që të kemi përkrahje edhe për kandidatët. Insistohet të konsultohet për kandidatët e të gjitha partive ngaqë na duhet Qeveri e cila do të funksionojë si  ekip dhe e cila do të mbajë përgjegjësi për qytetarët”, tha Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button