Në mesin e sulmuesve të dënuar ka pasur edhe “shkrimtarë e pedagog”

Gjykata Penale në Shkup vendosi sot me dënime me kusht për nëntë sulmuesit të cilët me 27 prill sulmuan në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe morën pjesë në trazira. Shumica e tyre janë me shkollim të lartë dhe të gjithë përveç një personi kanë qenë të pagjykuar, shkruan Dojçe Vele, njofton Portalb.mk.

Agjencia Makfaks mes sulmuesve ka zbuluar një ndihmës teknik mjekësor, shkrimtar, edukator dhe turizmolog si dhe punonjës në Ndërmarrjen Publike Vodovod dhe Kamalizim dhe të punësuar në deponinë Drisla. Një i gjykuar është pensioner. I akuzuari i parë Dimçe Hristovski (Bretkosa) ka marrë dënim më të lartë me kush që prej 1.5 të mos e përsërit veprën e pesë viteve të fundit. Përfaqësuesi i Prokurorisë konfirmoi se me sjelljen e tyre është prishur rendi publik dhe shtetëror.

Në vendim theksohet se të dënuarit e kanë e kanë shtyrë gardhin mbrojtës në Kuvend dhe janë drejtuar nga hyrja e pjesës veriore dhe jugore të Kuvendit. Një pjesë e të dënuarve kanë qenë pjesë edhe e turmës të cilët në pres qendrën me grushte dhe shqelma i kanë goditur deputetët.

Angelle Zafirovski, ndryshe Bate Gelle, në gjykim ka thënë se është shkrimtar. Boris Mutkov me pseudonimin Fantom para gjykatëses është justifikuar se nuk e ka ditur që atë që e ka bërë në Kuvend se është vepër penale.

Gjykatësja, Millka Vasevka Angellovska vlerësoi se gjykimi është proporcional me shëndetin dhe pronën e të akuzuarve, me dënimet e mëparshme penale, si dhe pranimin e fajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button