Mbrohet deputeti Mukoski: Unë nuk e kam hapur derën e Kuvendit

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski deklaroi se nuk e ka hapur derën e Kuvendit, ndërsa Luben Arnaudov tha se asgjë nuk është ashtu siç duket. Presin që hetimi të dëshmojë se a e kanë organizuar sulmin me 27 prill, shkruan Dojçe Vele.

“Unë nuk e kam hapur derën në Kuvend. Është e saktë se kam qenë në sallë: A është e ndaluar ajo? Unë kam të drejtë të lëviz lirshëm nëpër Kuvend. E kam parë inçizimin dhe nuk e shoh se prej ku është nxjerrë në përfundim se unë e kam hapur derën. E gjitha është spekulim. Hetimi do të tregojë se kush e ka bërë këtë”.

Këtë për Dojçe Vele e ka deklaruar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski, pasi që televizionet “Tellma” dhe “Alsat-M” mbrëmë e publikuan inçizimin që dëshmon për lëvizjen e brendshme në Kuvend disa minuta para se të hyjnë protestuesit dhe minutat e para pas hyrjes. Në inçizim vërehet se dy deputetë, të identifikuar si Kërsto Mukovski dhe Sasho Vasillevski i kanë hequr kllapat metalike të cilat i bllokojnë dyert e Kuvendit dhe protestuesit në mënyrë masive kanë hyrë në Kuvend.

Deputeti Vasillevski, shkruan Dojçe Vele, refuzoi që ta shpjegojë kontributin e tij në ngjarjet e Kuvendit me 27 prill.

Përndryshe, videoja e publikuar nga televizionet e dëshmon të kundërtën e asaj që e tha Mukoski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button