Ja çfarë thotë Kasami pas takimit me Zaevin

 

Bisedimet për pjesëmarrje të Lëvizjes Besa në Qeveri janë në vazhdim e sipër kurse nga partia do të insistohet në atë që Qeveria e re të jetë reformuese dhe të punojë në interes të qytetarëve, kështu u shpreh lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami pas takimit me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Do të bisedojmë për pjesëmarrje të Besës në Qeveri e cila do të jetë reformuese. Në këtë pikëpamje janë të rëndësishme marrëveshje me rregulla dhe se ende punohet në këtë drejtim të cilat do të paraqesin garanci që Qeveria e re të jetë reformuese dhe të punojë në interes të qytetarëve, dhe jo siç ishte deri më tash”, tha Kasami.

Kujtojmë se këto takime janë në vazhdën e takimeve të mandatarit të Zoran Zaev për formim të koalicionit të Qeverisë së Maqedonisë.

LEXO: Zaev: Nesër nuk do të dorëzohet propozimi për formim të Qeverisë (VIDEO)

LEXO: Takimi Ahmeti dhe Zaev, ja çfarë u bisedua në të

LEXO: Ja për çfarë biseduan Sela dhe Zaev (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button