Tufegxhiq kërkon që të dënohen dhunuesit dhe të mos përsëritet ngjarja e 27 prillit

Deputetët e LSDM-së, Ivana Tufegxhiq dhe Tomisllav Tuntev  sot dëshmuan në Prokurorinë Publike për ngjarjet që ndodhën në Kuvend  me 27 prill, njofton Portalb.mk.

Tufgxhiq kërkon që prokuroria t’i ndërmarrë të gjitha masat për dënimin e sulmuesve, për të cilët tha se kanë pasur për qëllim të vrasin disa deputet.

Ajo deklaroi se me 27 prilli në Kuvend ka pasur elemente teroristike të cilat janë të domosdoshme të dënohen nga çdo institucion që të jetë shembull edhe në të ardhmen të mos përsëriten ngjarje të tilla.

Ajo përmes inçizimeve televizive i ka njohur sulmuesit.

Tuntev tha se edhe pse kjo Prokurori Publike do t’i pranojë dëshmitë e tyre. Ai shpreson se përbërja e re e Prokurorisë Publike do ta marrë lëndën për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend dhe do të veprojë në pajtim me ligjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button