Spasovski: Qeveria e re duhet të bazohet në parime, e jo në kushte

Përfunduan bisedimet e grupeve punuese të LSDM-së dhe Besës, por pa asnjë marrëveshje konkrete. Siç deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski ditët e ardhshme pritet që të vazhdojnë bisedimet, njofton Portalb.mk.

“Sot mbaruam me bisedimet me grupin punues të Besës. Negociatat do të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme. Kryesisht biseduam për parimet në të cilat duhet të formohet Qeveria e re reformuese. Parimet në lidhje me atë se cilët njerëz dhe çfarë kuadro janë të nevojshëm që të kemi reforma, megjithatë, kjo është në bazë parimore dhe presim se në periudhën e ardhshme do të hapim pak më shumë detaje rreth formimit të Qeverisë së re me qëllim që të arrijmë marrëveshje me Besën dhe me subjektet tjera politike të cilat janë pjesë, gjegjësisht duhet të jenë pjesë e shumicës së re parlamentare”, theksoi Spasovski.

Ai theksoi se tani për tani nuk ka ndarje të resorëve, as që dihen zgjidhjet e kuadrove dhe shtoi se informatat do të shpallen kur do të jenë negociuar.

Në pyetjen gazetareske se a parashtron Besa kushte të caktuara dhe a kërkon pozicion ministror në Qeverinë e re, Spasovski theksoi se “ajo nuk ka qenë temë e bisedimeve të sotme”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Qeveria e re pa funksionaret e deritanishem te Bdi , pra prej ministrit e deri te kryeshefi dhe shefi me i vogel….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button