A do të jetë pjesë e Qeverisë Zoran Verushevski?

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mendon që në Qeverinë e re a kyç edhe ish shefin e Policisë Sekrete, Zoran Verushevski, si njëri të parë të ndonjë resori ose sektori mëson “Fokus” nga burime partiake, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, Verushevski ishte njëri ndër viktimat e regjimit, i cili ishte në burg për më pak se 1 vjet në korniza të rastit të montuar “Puç“ dhe me këtë Zaev do të dërgonte porosi të fuqishme në luftën kundër krimit dhe mafies në shtet.

Nëse lideri i LSDM-së përfundimisht ka vendosur Verushevski që të hyjë në Qeverinë e tij, sipas burimeve të portalit “Fokus”, ai sipas të gjitha gjasave do të jetë në krye të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, duke e pasur parasysh se ai e ka kryer këtë funksion dhe ka përvojë.

Mundësia tjetër është që të bëhet ministër i Punëve të Brendshme, megjithatë sipas burimeve, për atë pozitë përparësi më të madhe ka Oliver Spasovski, i cili e ka mbështetjen e pjesës më të madhe të udhëheqësisë së partisë, pasi që i njëjti e ka udhëhequr MPB-në në periudhën më turbulente të Qeverisë teknike.

Nëse Spasovski përsëri ngelet njeri i parë i policisë, burimet thonë se, ai do ta lëshojë funksionin e lartë partiak, sekretar gjeneral, që të mundet plotësisht t’i përkushtohet punës profesionale, pa humbur kohë dhe energji në aktivitetet partiake dhe punën në terren.

Në këtë situatë, kandidati më serioz për ta zëvendësuar atë është shefi i kabinetit të Zaevit, Lubço Nikollovski, ndërkaq nëse e merr këtë funksion, ai nuk do të kthehet në Ministrinë e Bujqësisë, ku ishte zëvendësministër në Qeverinë teknike. Në këtë rast, Nikollovski do të ngelet vetëm deputet që i lejon liri më të madhe për detyrat partiake.

“Fokus” njoftoi se Radmilla Sheqerinska është njëra nga kandidatet më serioze që ta udhëheqë Ministrinë e Mbrojtjes, në periudhën kur ekzistojnë mundësi të mëdha që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-së përpara se ta zgjedh çështjen e emrit me Greqinë.

Në lojë për pushtetin ekzekutiv janë edhe Renata Deskovska – Trenevska, Damjan Mançevski, Petar Atansov, Frosina Remenski, Aleksandar Kiracovski, Drakan Tevdovski, Kire Naumov dhe të tjerë.

Zyratirisht nga partia thonë se asgjë nuk është përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP