IRI: Specialja me rejting më të madh se vjet, më pak besueshmëri për Antikorrupsionin

Prokuroria Speciale Publika ka mbështetje prej 53% të qytetarëve, gjë që tregon se në krahasim me anketën e bërë në nëntor të vitit të kaluar besueshmëria ndaj institucionit të Katica Janevës është rritur për 2%. Kështu tregon anketa e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) të bërë në mars të vitit 2017, njofton Portalb.mk.

Besueshmëri më të ulët në opinion ka Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni), apo në këtë institucion, vetëm 15% e qytetarëve kanë besueshmëri.  Partitë politike kanë besueshmëri prej 16%, gjyqësori 21%, mediat 21%, Prokuroria Publike 22%, Kuvendi 23%, Komisioni Shtetëror Zgjedhor 25%, Komunat 28%, Qeveria 29%, Sistemi Shëndetësor 36% dhe presidenti 35%.

Sipas anketës, për 57% të qytetarëve nuk ekziston shtet i së drejtës në Maqedoni.

Numri më i madh i qytetarëve presin nga Qeveria e re që të punojnë në punësimet e reja – 38%, t’i japë fund krizës politike – 29%, dhe ta zhvillojë ekonominë 32%.

Në anketën e IRI-t në pyetjen për hyrje në BE, shumica e ndjeshme 72% nga të anketuarit, kanë shprehur mbështetje për anëtarësim në BE, 71% për në NATO, por 59% vlerësojnë se sot Maqedonia është larg nga anëtarësimi i plotë në BE, pasi që vendi është bërë kandidat në vitin 2005. Mbështetja për anëtarësim në BE në krahasim me vitin e kaluar është më e ulët (nga 76 në 72%, por edhe për anëtarësim në NATO prej 77% në 71%), tregojnë rezultatet e IRI-t.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button