Zaev: Deputetët e VMRO-DPMNE-së ua hapën dyert e Kuvendit dhunuesve që të na rrahin

“Dy deputetë nga VMRO-DPMNE kanë marrë pjesë në largimin e siguresave prej çelikut të dyerve të Kuvendit, ndërkaq katër të tjerë, kanë dhënë udhërrëfyes të drejtpërdrejta se si të shkohet deri te pres-salla ku kanë qenë deputetët e shumicës parlamentare. Këtë e flas në bazë të dëshmive të cilat shihen, dhe nuk e di se si ata kolegë deputetë do të mund të na shohin në sy”.

Këtë sot e tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ishte i ftuar në Prokurorinë Themelore për të dëshmuar për dhunën në Kuvend që ndodhi më 27 prill, kur u sulmuan deputetë e gazetarë dhe u demolua gjithçka që pati në Kuvend nga dhunuesit e protestave të të ashtuquajturës “Për Maqedoni të përbashkët” e cila udhëhiqet nga njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

“Sot jam në Prokurori si palë e dëmtuar, njëri nga ata që më drejtpërdrejtë u sulmua nga një turmë, e cila kishte për qëllim që të kryej vrasje dhe ajo u shihte qartë me plan të mirë dhe paramendim. Dhashë dëshmi përpara prokurorit publik, i tregova të gjitha detajet të cilat i kam në kujtesë për ato dy orë e gjysmë terrorizim që ka ndodhur në sallën për konferencë për shtyp në Kuvendin e Maqedonisë. Besoj se ajo do të ndihmojë në pastrimin e rastit nga ana e Prokurorisë Publike. Ua lë profesionalistëve që ta konstatojnë atë se për çfarë vepre do të ngarkohen sulmuesit. Unë e them përshtypjen time me detaje se si ajo është organizuar, se si është menduar, orkestruar, deleguar dhe si në thelb veprimet e eskaluara kanë ndodhur. Gjuajtja e karrige dhe kamerat e juaja, gjuajtja me materiale të hekurta nga  inventari, materiale të drurit, gjuajtje të kabllove nga pajisjet me qëllim që të zihemi për fyti, që të na mbysin, të gjithë këtë e treguam, ndërkaq personat profesional duhet t’i japin kualifikim asaj vepre”, tha Zaev.

Zaev gjithashtu tha se “Kuvendi ka 5 hyrje, turma ka hyrë nga të gjitha anët e Kuvendit, asnjë nga 4 hyrjet nuk u hap, edhe pse kishte policë të cilët ishin tejkaluar nga turma. Turma erdhi deri te dyert, por nuk mundeshte të hyjë nga arsyeja e thjeshtë, pasi protokolli i sigurimit e mbaroi punën e tij”.

“Janë hequr ata profilet prej çelikut, për fat të keq nga kolegët e mi deputetë dhe nuk e di nëse do të kishte ndodhur dhuna nëse kolegët e mi deputetë nuk do t’i kishin larguar të njëjtat. Gjashtë deputetë e kanë organizuar atë, duke u marrë vesh nëpërmjet telefonave, unë pata mundësi t’i shoh, kanë marrë pjesë në largimin e profileve prej çelikut dhe pas asaj i kanë treguar turmës se cila është rruga më e shpejtë për të arritur në sallën e konferencave për shtyp. Shihet se ai është plan i paramenduar që dikush e ka bërë më parë. E tërë kjo është organizuar dhe besoj që çdokush që ka marrë pjesë në organizim duhet të mbajë përgjegjësi për atë ndodhi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button