MPB dhe Prokuroria me informata të ndryshme për foshnjën e vdekur në Kërçovë

Mbrëmë në shtëpinë e Z.T. të fshatit Klenoec, është gjetur një foshnjë e vdekur, informuan sot nga MPB, njofton Portalb.mk.

Zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimovski ka deklaruar se policia ka konstatuar se foshnja N.T. ka pasur lëndime në trup dhe i ka rrjedhur gjak nga veshët.

“Trupi i foshnjës është gjetur i shtrirë me lëndime në pjesën e poshtme të shpinës dhe me shenja të gjakut nga goja dhe veshët”, thonë nga MPB.

Në ndërkohë Prokuroria e Gostivarit sipas rezultateve fillestare nga autopsia e kryer tregon se te fëmija, ka pasur anomali të çrregullta të zemrës, e cila është shkaktuar nga ndalimi i punës së zemrës, që ka shkaktuar edemë të mushkërive të bardha dhe ngufatje. Në trup nuk janë gjetur shenja të cilat tregojnë vdekje të dhunshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button