Bejli: Këndi Amerikan, mundësi e zhvillimit të të rinjve në Maqedoni

Në një atmosferë solemne Këndi Amerikan në Maqedoni me qendër në Shkup hapi sot objektin e ri në Shkup ku i pranishëm në ngjarje ishte ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli i cili këtë kënd e vlerësoi si një mundësi e zhvillimit të aftësive  dhe hapjen e rrugës së të rinjve për depërtim në sferën edukative-arsimore në Amerikë, njofton Portalb.mk.

Ambasadori i Amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli
Ambasadori i Amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli

“Aktivitetet të cilat zhvillohet në kuadër të Këndit Amerikan që nga viti 2013 kanë mundësuar zhvillimin e aftësive të shumta dhe hapjen e rrugës së të rinjve për depërtim në sferën edukative-arsimore në Amerikë. Aktivitetet krahas që kanë ndihmuar në zhvillim e të rinjve të Maqedonisë ato gjithashtu kanë bërë që shumë të rinj të përvetësohen në sferën e jurispodencës. Prandaj puna e këtij këndi duhet të vazhdojë që edhe më tutje që të mundësohet kontakti i të rinjve me universitetet në Amerikë”, u shpreh Bejli.

Në ngjarje i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski icili u shpreh se rëndësia dhe rezultatet të cilat i solli ky Kënd në Maqedoni dhe për të rinjtë e saj ka qenë edhe arsyeja se pse komuna siguroi lokacionin e ri të Këndi.

Andrej Zhernovski dhe Xhes Bejli
Andrej Zhernovski dhe Xhes Bejli

“Momenti i hapjes së objektit të ri të Këndit Amerikan paraqet një mundësi e mirë për zhvillim të qytetarëve të Maqedonisë në rrugën e kulturës, edukimit dhe arsimimit. Presim që ky kënd të vizitohet sa më shumë nga të rinjtë ngaqë kjo paraqet edhe mundësi e krijimit të përvojave të reja”, tha Zhernovski.

Përndryshe, Këndi Amerikan, objekti i së cilës më herët ishte pjesë e Bibliotekës Universitare në Shkup, tash gjendet me lokacion të ri në rrugën Goce Dellçev, afër parkingut në kate.

1 am

3dkddp

Am 2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button