Pajaziti fton deputetët ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, i ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës, njofton Koha.net, përcjell Portalb.mk.

Pasi ka numëruar dështimet e qeverisë Mustafa, me të cilin ishte në koalicion PDK-ja, Pajaziti ka thënë se nuk ka koordinim mes partnerit dhe ka ftuar deputetët të shfaqin vullnetin e tyre për votimin kundër.

“A e dini se sa të rinj e shikojnë këtë seancë, ata kanë pasur pritje që të lëviznim të lirë pa viza, kanë pasur pritje që do të kemi Ushtri. Opozita ka përdorur mjete të dhunës për ta sfiduar demokracinë e brishtë të këtij vendi. Me këtë rast kemi parë pamje që nuk është dashur t’i shohin përkrahësit e Kosovës. PDK-ja ka bërë përpjekje me partnerin e koalicionit për të dalë nga ky proces. Gjithë partia kanë bërë të pamundur që të ketë një koordinim. Sot kemi ardhur këtu dhe nuk kemi një koordinim. Ne jemi unikë në qëndrimet tona. Andaj deputetët sot i ftojë që ta bartin këtë vullnet”, ka thënë Pajaziti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button