Ivanov të mos i numërojë dhjetë ditët, Maqedonia ka nevojë për Qeveri urgjente

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), nëpërmjet kumtesës së dërguar sot shprehu se kryetari i Maqedonisë, “Gjorge Ivanov nuk ka nevojë t’i numërojë ditët por se është e patjetërsueshme që përfundimisht të veprojë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe sa më shpejtë t’ia jep mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë”, njofton Portalb.mk.

Nga kjo parti thonë se nuk ekziston asnjë pengesë për dhënien e mandatit dhe të gjitha, siç shprehen ato, arsyet e palogjikshme nga Ivanov u refuzuan me hapa të menduara mirë nga ana e shumicës parlamentare e cila vëmendshëm vepron sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës.

“Ashtu u zgjodh edhe kryetari i Kuvendit i cili menjëherë dërgoi njoftim tek Ivanov se ka shumicë të re parlamentare. Gjithashtu, mandatar të ardhshëm, kryetari i LSDM-së”, thuhet ndër të tjerash në kumtesë.

Nga LSDM-ja njoftojnë se kreu, Zoran Zaev ka bërë të ditur se është i përgatitur që sërish ta riafirmojë programin për qeveri të re reformuese, ku siç thuhet në kumtesë, do ta mbrojë unitaritetin e Maqedonisë dhe do të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe perspektivës evro-atlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button