Vritet kryetari i komunës së Bogovinës

Kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi ka ndërruar jetë pasi plagosjes me armë zjarri, njoftojnë nga policia.

Zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifoski konfirmon rastin për Portalb.mk dhe thonë se i dyshuar për krimin është një bashkëfshatar i tij.

Idrizi gjatë orës 10 e 45 është dërguar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.
Sipas të dhënave fillestare, ekipe të policisë dhe prokurorisë publike janë organizuar që të kryejnë hetime në vendngjarje.

Dyshohet se vrasjen e ka kryer Abaz Qani (1964) nga fshati Bogovinë, i cili pas kryerjes së veprës ka tentuar të vetëvritet. I dyshuari është dërguar në spital në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button