PSP kërkon dokumente, Antikorrupsionin i shkatërron të njëjtat (FOTO)

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka kërkuar dokumente kurse Antikorrupsioni të njëjtat i shkatërron. Nova TV kuptoi se PSP nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit ka kërkuar letra pronësore, informata për konflikt të interesave dhe lëndë për funksionarë, por në vend se ti dërgojnë në PSP, të punësuarit në Antikorrupsion dje dokumentet i kanë ngarkuar në automjet dhe i kanë dërguar për t’i shkatërruar, njofton Portalb.mk.

Dje u pa se si të punësuarit në Antikorrupsion tërheqin dosje me dokumente dhe i ngarkojnë në automjete që janë në pronë të Arkivit Shtetëror.

Janë vërejtur dosje të një numri të madh të rasteve korruptive të cilat asnjëherë nuk patën epilog siç është rasti me ”Shkritorja–Veles”, ”Pyjet e Maqedonisë” që ndërlidhet me Zharko Karaxhoskin, drejtor i kësaj ndërmarrje publike.

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit vendimin për shkatërrimin e materialit arkivor prej 2002 deri 2014 e ka sjellë më 27 prill të 2017 një ditë pas që kur PSP kërkoi dokumentet.

Arkivi Shtetëror ka pranuar dokumentet dhe ka dhënë leje që të njëjtat të shkatërrohen.

Me dokumente u mbushën dy automobila ku më të arritur ekipi i gazetarëve është ndaluar bartja e dokumenteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button